Burimi-i-fotos-Fcb-Nasim-Haradinaj

Rrahim Hashimi ftohet për intervistim në Hagë

Ish-ushtari i UÇK-së, Rrahim Hashimi është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit të martën më 9 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hashimi përmes një postimi në Facebook.

“Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019. Nuk jam i njoftuar, nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por ftesës dot ju përgjigjem pozitivisht”, ka shkruar ai.

Në nëntor të vitit 2020 Gjykata e Apelit kishe vërtetuar dënimet ndaj Rrahim Hashimi, i cili ishte dënuar nga shkalla e parë, për veprën penale mashtrim.

Gjykata e Prishtinës i kishte dënuar Kadri Rexhepin dhe Rrahim Hashimin në akuzat për mashtrim të Faton Dalladakut lidhur me ndërtimin e një spitali në Prishtinë.

Rrahim Hashimi është dënuar me 3 vjet e 9 muaj.

KALLXO.com kishte raportuar se Rrahim Hashim ka në pronësi 10 biznese.