Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për 'korrigjimin e kufijve'

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Rendi i ditës

Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se mbrëmë në një debat në televizonin “Dukagjini”, kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se deputetët e pozitës do të marrin pjesë në seancën e thirrur nga opozita.