Deputetët e Kosovës e të Shqipërisë përballen në futboll të dielën
28.6.2024 - 18:22
Këtë të diel, më 30.06.2024, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë do të zhvillojnë një ndeshje futbolli.
Kështu është njoftuar nga zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se ndeshja do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.
Loja u tha se do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali dhe fillon në orën 19:00. Kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës.