Prapa grilave - Ilustrim

Mashtrimi me viza zvicerane, burg për prizrenasin

Të akuzuarin me iniciale I. Z. nga Prizreni, Gjykata e ka dënuar me 2 vjet burgim, dhe gjobë 1,800.00 Euro.

I. Z. u dënua pasi u gjet fajtorë nga Gjykata se i njëjti gjatë vitit 2018 në Prizren, ka paraqitur fakte të rrejshme me qëllim që të përfitojë pasuri kundërligjshëm, për vete apo edhe për persona tjerë.

Aktakuza e Prokurorisë së Prizrenit e ngarkonte të pandehurin I. Z. me dy vepra penale të mashtrimit dhe veprën atë të kanosjes.

I njëjti i ka mashtruar dhe i ka nxitur 2 persona të dëmtuarit me iniciale I. H. dhe M. C., duke iu premtuar se do t’iu rregullojë vizat zvicerane.

Në këmbim të vizave të dëmtuarve jua merr 3,750.00 Euro njërit, dhe 3,800.00 Euro të dëmtuarit tjetër.

Ndërsa i pandehuri I. Z. me datë 14 mars të vitit 2019, e ka kanosur të dëmtuarin që paraprakisht i kishte marrë para në shumën prej 3,750.00 Euro, të cilët pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me mashtrimin që jua kishte bërë i pandehuri I. Z. për çështjen e rregullimit të vizave zvicerane.

Ky kërcënim kishte ardhur pasi që i dëmtuari I. H. e kishte lajmëruar në Polici të pandehurin I. Z. për mashtrimin që i ishte bërë lidhur me vizat zvicerane.