Ushtria e Malit të Zi, Foto: Ministria e Mbrojtes së Malit të Zi

Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi

Qeveria e Malit të Zi e ka autorizuar Ministrinë e Mbrojtjes që të angazhoj ushtrinë për të ndihmuar në përballjen me krizën e emigrantëve, duke i garantuar ushtrisë të drejtën për të kryer patrullime të përbashkëta me forcat policore.

Tani e tutje trupat malazeze do të angazhohen në kontrollet e zonës përreth pikëkalimit Bozhaj në kufirin me Shqipërinë dhe vetëm dhjetëra kilometra larg kreyqytetit Podgoricë.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrrullime të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë me qëllim të parandalimit të kalimeve ilegale nga kufiri me Shqipërinë, si dhe të veprimeve tjera ilegale në zonën kufitare”, tha ministria e mbrojtjes përmes në deklarate për shtyp.

Ministria ka thënë poashtu se trupat do të pozicionohen në bazë të vendimit të këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes, organizmit më të lartë të sigurisë në vend, që përfshinë edhe kryeministrin e kyreparlamentarin e që drejtohet nga presidenti.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja, secila kanë parë një rritje të numrit të refugjatëve dhe emigrantëve të cilët i janë drejtuar vendin anëtar të Bashkimit Evropian, Kroacisë që nga fillimi i 2018-ës.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, Mali i Zi ka regjistruar rreth 1 mijë e 500 kalime ilegale, shumë më tepër sesa në vitin paraprak.

Mediat lokale sugjerojnë se shumica emigrantëve vijnë nga Siria, Pakistani, Afganistani, Algjeria, Libija, Markou, Palestina dhe Iraku.