Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq. Kotorr, 16.05.2024 | Foto: ZKM

Kurti takohet kryeministrin malazez, flasin për raportet mes dy shteteve

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se shefi i ekzekutivit, Albin Kurti pati një takim bilateral me homologun e tij, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Takimi u zhvillua në Kotor, aty ku edhe u mbajt Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti fillimisht falënderoi Spajiqin për mikpritjen e mbrëmshme, më 15.05.2024, në darkën e liderëve dhe për organizimin e Samitit.

Tutje u tha se në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme.

Po ashtu u njoftua se ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Kurti qëndroi sot, më 16.05.2024 në Kotor të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit.

Kurti në Mal të Zi i kërkon Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar