Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri uron kryetarin e zgjedhur të degës së VV-së në Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka uruar Nevzad Isufin, kryetarin e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Këtë ai e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan.

“Gjilani tradicionalisht ka treguar kulturë të lartë demokratike, politike e qytetarie. S’ka kush që e rrënon!”, ka shkruar Haziri në Facebook.