Foto: REL

Lushtaku: Ramazani na fton për unitet

Nga urimet e shumta të liderëve shtetërorë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit edhe deputetët i uruan besimtarëve këtë muaj.

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku përmes një statusi në Facebook ka uruar lehtësi për ata që agjërojnë.

“Muaji Ramazan ashtu siç është mësim e edukim për shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjjes tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me familjarët, miqtë dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë”, shkroi Lushtaku.

“Zoti u begatoftë, u mëshiroftë dhe ua pranoftë e shumëfishoftë të mirat në këtë muaj”, shtoi ai.

Ramazani, këto janë qëllimi dhe rregullat e Muajit të Shenjtë