Foto: Perparim Rama

Për nder të muajit të Ramazanit në Prishtinë dekorohet rruga 'Ibrahim Lutfiu'

Në prag të muajit të Ramazanit, Komuna e Prishtinës ka dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dekorimi është bërë për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë Prishtinës.

“Në prag të Muajit të bekuar të Ramazanit, kemi dekoruar rrugën “Ibrahim Lutfiu” në zonën e vjetër të kryeqytetit, për t’i dhënë atmosferë të ngrohtë dhe sjellë ndjesinë e festës e bashkimit Prishtinës tonë në këtë muaj sakrifice”- ka shkruar i.

Ndërsa ka ftuar qytetarët që të mblidhen sonte (10.03.2024) të Xhamia e Gurit, në ora 20:30 bashkë me kryemiftiun e BIK, Naim Tërrnava, për të parë zonën e zbukuruar.

Nesër, më 11.03.2024 është dita e parë e muajit të Ramazanit.

Për 30 ditë rresht, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë muajin e Ramazanit.

Syfyri i parë, sipas kalendarit të Ramazanit, të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës do të jetë në ora 4:16 minuta ndërsa iftari i parë për këtë vit do të jetë në ora 17:45.