Naim Tërnava, Foto: BIK në facebook

Myftiu Tërnava uron fillimin e Ramazanit: Koha për unitet dhe paqe në kombin tonë, konfliktet të marrin fund

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të Ramazanit.

Ai bëri edhe thirrje për siguri dhe stabilitet.

“Nesër fillon muaji i bekuar Ramazan, muaji i agjërimit, i mirësisë dhe i faljes. Çdo vit, të gjithë ne e presim këtë muaj me padurim, ngase Zoti na ka nderuar me të. Është muaj në të cilin me të madhe përçohen mesazhe urimi e përgëzimi, është muaj i lutjeve dhe adhurimeve, ku shtohen dashuria për fenë dhe Zotin, muaj me mirësi dhe begati më të shumta seç dikush mund t’i numërojë” – thuhet në urimin e Tërnavës.

“Lutemi që i Plotfuqishmi ta pranojë agjërimin dhe lutjet tona, t’i japë kombit, shtetit e fesë sonë, siguri dhe stabilitet! Lutemi që konfliktet, luftërat dhe gjakderdhja ndërmjet njerëzve pa dallim race, ngjyre, feje apo kombi, të marrin fund!” – thuhet në urim.

Ky është urimi i plotë i Naim Tërnavës: