‘Loja me Kufi: Luftë apo Zgjidhje në Ballkan?

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, transmetoi pikëpamjet shqiptare, serbe e ndërkombëtare mbi idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Liderët e partive politike në pozitë dhe opozitë dhanë qëndrimet e tyre lidhur me çështjen e kufijve dhe dialogun final me Serbinë në një tryezë të përbashkët.

Në fillimin e edicionit të ri u transmetua intervista ekskluzive me Daniel Serwer, analistin amerikan i cili flet mbi idenë e Presidentit Hashim Thaçi për një marrëveshje finale me Serbinë.

Analisti nga Beogradi Dragomir Angjellkoviq foli për gjasat reale që pala serbe do të pranonte dhënien e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga ‘Jeta në Kosovë’, flasin: Albin Kurti, Avdullah Hoti, Enver Hoxhaj, Daut Haradinaj, Shaip Kamberi, Nenad Rashiq e përfaqësues të shoqërisë civile.

Emisionin “Jeta në Kosovë”  transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15  dhe repriza të premten në mesditë.