Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Limaj: Bacën Hilmi do ta kujtojmë si një burrë të urtë që i dha shumë Kosovës

Pas lajmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Fatmir Limajt :

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.

Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi!”