Logo e LDK-së - Foto: Facebook

LDK Nuk Cakton Kandidatin për Kryetar të Prishtinës

Në një takim që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së ka diskutuar propozimet e degëve për kandidatët për kryetar të komunave.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, në mbledhjen e sotme nuk është vendosur për kandidatët që do të garojnë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

Për këtë do të vendoset nesër, tha Veliu pas takimit.

Deri më tash, sipas Veliut, është vendosur për kandidatin në Mitrovicë, që është Safet Kamberi, në Gjakovë Bekim Ermeni, në Vushtrri Xhafer Tahiri, në Obiliq Mehmet Krasniqi, Kaçanik Shkëlqim Jakupi, Hani i Elezit Hyrie Isufi, Rahovec Ibrahim Kryeziu, në Malishevë Sami Kafexholli, në Deçan Malë Lokaj, në Junik Tahir Isufaj, në Klinë Besim Hoti dhe Skenderaj Isa Fejzullahu.