Kuvendi pritet të vazhdojë sot me seancën e jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës pritet të vazhdojë sot.

Në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.​

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë të mërkurën në ora 14.00, pasi bojkoti dhe mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesë së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.