Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës përsëri kundërshton vendimin e Qeverisë për deponinë

Kuvendi Komunal i Fushë-Kosovës sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka kundërshtuar lokacionin e ndërtimit të deponisë në Harilaq.

“Në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme e thirrur vetëm për pikën e rendit të ditës “Ndërtimi i objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbetjeve të rrezikshme” edhe një herë në mënyrë unanime të gjithë këshilltarët e kuvendit të komunës i thanë jo ndërtimit të këtyre objekteve”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Në seancë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Integrimeve dhe përfaqësues nga Komisioni Europian, kanë prezantuar projektin dhe kanë ofruar sqarime përkatëse lidhur me këtë.

“Ata në mënyrë bindëse shprehën qëndrimin e tyre se ky projekt nuk paraqet kurrfarë rreziku përkundrazi është i dobishëm jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe për komunën dhe Kosovën në përgjithësi”, thuhet po ashtu në komunikatë.

Shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuara në kuvend u shprehën se nuk janë kundër këtij projekti kaq serioz dhe të dobishëm por janë kundër lokacionit ku është paraparë të ndërtohen këto objekte për ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme.

Kuvendarët thanë se do ta mbrojnë edhe më tutje vendimin e marrë në tetor të vitit të kaluar.

https://kallxo.com/kundershtohet-deponia-e-mbeturinave-ne-harilaq-te-fushe-kosoves/

https://kallxo.com/ministri-matoshi-deponia-ne-harilaq-nuk-paraqet-rrezik-per-banoret/

www.kallxo.com