Foto: Kallxo.com

Kuvendi i Gjakovës voton për zonën rreth kullës së Sylejman Vokshit

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjakovës është duke u diskutuar në lidhje me atë nëse duhet të hiqet nga rendi i ditës ndryshimi i statutit të zonës përreth kullës së Sylejman Vokshit.

Në këtë mbledhje u votua nëse kjo pikë duhet të hiqet apo jo nga rendi i ditës. Rezultatet e votimit ishin 14 pro heqjes së pikës për kullën nga rendi i ditës dhe 18 për vazhdim të rendit të ditës.

Pas këtij votimi ende po vazhdon diskutimi në lidhje me këtë çështje në Kuvendin Komuanal.

Asamblistja e Alternativës, Drita Buza theksoi se kjo në Gjakovë po ndodh për hesape të ulëta.

“Ne do rrisim mirëqenien publike e jo të cenojmë asgjë. Sa i përket kullës ne nuk pajtohemi me këtë rend dite”, tha ajo.

Kurse Zef Komani nga PShDK tha se propozimi i kryetarit e as asambleja komunale nuk ka për qëllim që ta eliminoj kullën e Sylejman Vokshit.

“Rrjedha e mbledhjes nuk do të jetë në rregull. Të rrimë dhe të diskutojmë si çdoherë. Kërkohet që të votohet dhe të shkojmë me pikat e rendit të ditës”, theksoi Komani.

Asmablisti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha dhe asamblistja e Alternativës, Diana Çarkaxhiu kërkuan që nga salla të largohet sigurimi.

“Këto seanca po mi kujtojnë vitet e 90-ta, lus kryetarin dhe kryesuesin që ta largoj sigurimin dhe të vazhdojmë”, tha Çarkaxhiu.

Kurse Agon Batusha deklaroi se kjo nuk është në të mirë të Gjakovës.

“Po ja gërditni të rinjve me nejt në vendlindje, pa gjelbërim pa kurrgjë veç banesa”, potencoi Batusha.

Kurse asamblisti i pavarur, Shpend Kumnova tha se kjo qeverisje ka me e marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

“Duhet me punu bashkë e jo me nxit përçarje”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal, ka thënë se është mashtrim që po cënohët kulla e Sylejman Vokshit.

https://kallxo.com/ardian-gjini-eshte-mashtrim-qe-po-cenohet-kulla-e-sylejman-vokshit/

Para se të fillonte mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës kanë filluar edhe protestat për Kullën e Sylejman Vokshit. Kjo protestë me moton “mos ma prek kullën”, ka për qëllim kundërshtimin e ndryshimit të zonës përreth kësaj kulle.

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-gjakove-kunder-ndryshimit-i-statusit-te-zones-rreth-kulles-se-sylejman-vokshit/

.