Kushtëzimi me Dialog Prish Harmonizimin

Kelmendi deklaroi se harmonizimi për draft-rezolutën e propozuar prej tij nuk është arritur, ngase një pikë e kësaj draft-rezolute ka kërkuar që Kosova të ndërpresë dialogun e Brukselit me Serbinë për shkak të arrestimit prej saj të drejtorit të Policisë rajonale në Mitrovicë Nehat Thaçi.

“Kemi punuar deri në 10:30 por nuk jemi harmonizuar, kryesisht për pikën ku kërkohet pezullimi i bisedimeve. Këtë nuk e kanë mirëprit partnerët e koalicionit LDK e PDK. Dhe ne si propozues nuk kemi rezolutë,” tha Kelmendi.

Ai bëri të ditur se një rezolutë tjetër që i është shpërndarë Kuvendit, nuk është e tij

“Prandaj, kjo është për keqardhje, ngase kemi ndryshim të qëndrimeve nga fjalimet dje në ato sot. Por, është propozu ni rezolutë që ju është shpërnda deputetëve pak më parë nga PDK_LDK, por nuk është e imja. Ajo nuk është gjë tjetër veç një retorikë,” tha Kelmendi.