Kur u njoftuan amerikanët për ndaljen e rrymës në Aeroport në ditën e vizitës së Joe Biden?

Në kohën e vizitës së ish- zëvendëspresidentit të ShBA-së, Joe Biden, në Kosovë në vitin 2016, Aeroporti i Prishtinës kishte pësuar ndërprerje të rrymës.

Megjithatë, sipas drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, ata njoftuan Ambasadën amerikane për këtë incident më shumë se një vit pas.

Nuredini në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ pohoi se kishte njoftuar me shkrim Ambasadën e ShBA-së.

“I kemi njoftuar më 29.12.2017. I kam dërguar informatë Ambasadës amerikane”, tha Nuredini.

“Ne s’jemi prodhues të rrymës. Gjeneratori është kthyer në shërbim brenda 24 minutave, operimi nuk është ndalur asnjë minutë. Për periudhën që ka qenë në vizitë Joe Biden. Unë kam caktuar personin kontaktues me zyrtarin nga Shtëpia e Bardhë dhe për atë periudhë na është dhënë një ‘certificate of appreciation’, shtoi Nuredini

Në emisionin e tretë të ‘Jeta në Kosovë’, ku po trajtohen problemet në Aeroportin e Prishtinës, Nuredini është përgjigjur ndaj një mori pretendimesh për shkelje në Agjencinë që e drejton.

Në këtë emision u transmetua pjesa e tretë e hulumtimit për Aeroportin e Prishtinës, ndërsa emisioni i parë kishte trajtuar parregullsitë në përmbushjen e marrëveshjes për koncesionimin e Aeroportit nga kompania Limak dhe i dyti sigurinë e këtij Aeroporti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: