Kulla e Jasharajve, Pekaz, 17.02.2016

Kulla e Jasharajve në Prekaz, e Mbyllur

Siç tashmë është bërë zakon, Kompleksi memorial i Jasharajve në Prekaz të Skënderajt, edhe sot është vizituar nga shumë qytetarë.

Ata kanë bërë nderime të rënëve nga kjo familje në luftimet e marsit të vitit 1998 kur forcat serbe kishin vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje, në mesin e të cilëve edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Por për dallim prej festave të tjera, sot kulla e Jasharëve në Prekaz po qëndron e mbyllur. Bekim Jashari, anëtar i kësaj familjeje, tha për KALLXO.com se familja ka marrë vendim që të mos prononcohen sot.

Prekazi është vizituar sot edhe nga anëtarët e kabinetit qeveritar në krye me kryeministrin Isa Mustafa.

Ata kanë bërë homazhe te varrezat por nuk janë ndalur në kullën e Jasharajve.

“E ardhmja e Kosovës u takon të gjithë heronjve, poashtu edhe Jasharajve”, tha kryeministri Mustafa.

Ndërsa Zëvendës Kryeministri Hashim Thaçi, i cili foli edhe për protestën e paralajmëruar të opozitës në sheshin kryesor të Prishtinës.

“Sot është festë festë për të gjithë kombin. Sot e tutje do të ketë zero tolerancë ndaj veprave kriminale”, tha Thaçi.