Shtyrja e seancës për mungesë kuorumi | Foto: KALLXO.com

Kthehet ‘Lëngimi’ nga Mungesa e Kuorumit

Disa nga deputetët nuk u kthyen nga pauza e dhënë deri në orën 14 e 30 minuta.

Shtyrjen e seancës për mungesë kuorumi e bëri të ditur deputeti Sllobodan Petroviq që foli në cilësi të kryesuesit.

Këtë njoftim ai e dha rreth orës 15:00, gjysmë ore pasi veç duhej të vazhdonte seanca.

Në seancën e sotme që vazhdoi nga dje, para se të jepej pauza Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme për këto dy pozita.

Për anëtarin e KGjK-së do të përsëritet votimi, ndërsa për zëvendësdrejtorin e ujërave do të përsëritet konkursi.

Seanca e ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit do të vazhdojë të hënën.

Mungesa e kuorumit nuk është e rrallë në mbledhjet e Kuvendit.

Mungesë kuorumi kishte edhe në muajin maj, kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli deputetët që kishin nënshkruar praninë në seancë, ndërsa mungonin, i quajti deputetë të mëditjeve.

http://kallxo.com/kadri-veseli-ngacmon-deputetet-e-meditjeve/