Kryetari i Rahovecit Nis Kompletimin e Kabinetit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij për katër vjetët e ardhshëm, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij.

Latifi ka nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefit të kabinetit në Zyrën e Kryetarit, asistentit administrativ në kabinetin e kryetarit, zyrtarit për logjistikë në Zyrën e Kryetarit.

Kryetari i Rahovecit gjithashtu k emëruar edhe shtatë drejtorë.

Bazuar në vendimet e nënshkruara nga ana e Kryetarit Latifi, nënkryetar i Komunës është Fatmir Iska, shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit Veli Gashi, asistent administrativ në Zyrën e Kryetarit Vajdin Berisha, ndërsa Ruzhdi Krasniqi është emëruar zyrtar për logjistikë në Zyrën e Kryetarit.

Drejtorët e emëruar janë: Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,  Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.