Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli - Foto: Facebook

Kryeministri në Amerikë, Presidenti në veri e një pjesë e opozitës në protestë

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje po proteston kundër Thaçit, ai ka vendosur të shkojë, për herë të parë te liqeni i Ujmanit.

KALLXO.com merr vesh që Presidenti Hashim Thaçi do të vizitojë liqenin e Ujmanit. Mirëpo deri më tani zyrtarisht askush nga zyrtarët shtetëror nuk kanë folur për këtë.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj nuk gjendet fare në Kosovë.

Ai është duke vazhduar vizitën e tij në Amerikë. Madje, përderisa opinioni në Kosovë nuk po di se çfarë po ndodhë në veri të vendit, zyra e Kryeministrit dërgoi komunikatë për një vizitë të Haradinajt në Këshillin Atlantik.

Ndërsa as kryetari i Kuvendit nuk është deklaruar ende. Ai më herët e ka postuar një fotografi në shtëpinë e familjes së Hashim Thaçit.

Protesta e opozitës tashmë ka filluar.