Kryeministri Haradinaj sfidohet me pyetje nga fëmijët

Më rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka vizituar shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Në këtë rast, Haradinaj u sfidua nga pyetje të ndryshme nga fëmijët, lidhur më historinë e shtetit, shtetndërtimin, dhe të ardhmen e vendit.

Kështu është bërë e ditur nga kryeministri pasi që ka postuar një video në rrjetin social ‘Facebook’.

“Të angazhohemi bashkë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë fëmijëve pa dallim, dhe Kosovën do ta bëjmë vendin e mundësive të mëdha ku fëmijët do të realizojnë ëndrrat e tyre, dhe nga Kosova të arrijnë majat e suksesit”, thuhet në postimin e kreut të ekzekutivit.

Sipas video-s, një nga pyetjet drejtuar kryministrit është lidhur me sfidat për të u punësuar pasi që ata të rriten.

“Deri të rriteni ju, punësimi nuk do të jetë më problem”, u përgjigj Haradinaj.

Përmes këtij linku mund të shikoni video-n e plotë të kryeministrit nga vizita më fëmijët të cilët e pyesin për tema të ndryshme.