Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com
Kryeministri Haradinaj Mbledh Këshillin e Sigurisë
16.1.2018 - 14:28
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi tha për KALLXO.com se takimi mbahet sot në 18:00, por ajo e cilësoi këtë si takim të rregullt.
“Takimi është i rregullt dhe ka të bëjë me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend”, tha Gashi.
Sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore është vrarë politikani i serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviq.
Edhe Këshilli i Sigurisë së Serbisë është mbledhur sot pas vrasjes së Ivanoviqit.