KPK, Mbledhja e 149-të

KPK me dyer të mbyllura diskuton dorëheqjen e prokurorit special Elez Blakaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke diskutuar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale Elez Blakaj.

https://kallxo.com/keshilli-prokurorial-diskuton-per-doreheqjen-e-elez-blakajt/

Poashtu Këshilli Prokurorial pas një kohe të gjatë ka shpallur konkursin për anëtarin e KPK-se nga shoqëria civile.

Në mbledhjen e KPK-së, anëtarët e saj kanë vendosur që të rishpallur konkursin për një anëtar të KPk-së nga radhët e shoqërisë civile.

Këshilli Prokurorial, po ashtu sot ka marrë vendim që të shpallë konkursin për pranimin edhe të dhjetë prokurorëve të rinj për pesë prokurori themelore në nivel vendi.

Sipas konkursit për pranimin e prokurorëve të rinj, në prokurorinë Themelore të Prishtinës do pranohen gjashtë prokurorë.

Me këtë konkurs nja një prokurorë është paraparë për Prokuroritë Themelore të Pejës, Gjakovës Ferizajt dhe Prizrenit.