Konsumimi i drogës nga nxënësit, prokuroria bastisë kafiteri(video)

Pjesa e dytë e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi aksionin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ku këta të fundit kishin marrë informacion se në dy lokale në Istog po konsumohej lëndë narkotike.

Lokalet e dyshuara, ofronin lojëra dhe ushqim për nxënësit.

Derisa prokurori, vetëm se kishte marrë urdhrin për kontrollin e dy lokacioneve që ishin të dyshuara nga prokuroria, në anën tjetër Policia Rajonale në Pejë ishte mbledhur për të bërë planin e bastisjes.

Në pamjet e shfaqura të këtij aksioni mund të shihni deri sa hetuesi i antidrogës, shpjegon ngjarjen para policëve që do ishin pjesëmarrës në bastisje.

“Sot do të bëjmë një urdhër kontroll ne dy lokacione. Kemi të bëjmë me dyshimin e bazuar se mund të gjinden substanca të dyshuara narkotike kryesisht marihuanë por mund të gjenden edhe të tjera. Kjo është dukuria që po na paraqitet n vazhdimësi, jemi të vetëdijshëm që ka nis me u bo trend te të rinjtë tanë po e konsumojnë e shesin e shpërndajnë. Në kuadër të këtij plani kemi mbajt edhe ligjërata të tjera nëpër shkolla për parandalimin , plan ky I vitit të kaluar q është në vazhdim e sipër”, thotë hetuesi.

Lokacionet që do të bastiseshin, ishin shtëpi të cilat kishin të bashkangjitura edhe lokale në të cilën kishte lojëra elektronike për të rinj.

I gjithë plani do të fillonte në mesditë.

Pas brifingut (idesë), ku  u ndanë detyrat e caktuara, policia nën drejtimin e prokurorisë nisen për në aksion.

Drejtësia në Kosovë ju sjell pamje ekskluzive të bastisjes në dy lokacionet e parapara.