Kuvendi i Kosovës - Foto: KALLXO.com

Konjufca e Haradinaj- Debat për Nepotizmin

Në seancën e Kuvendit Glauk Konjufca e Ramush Haradinaj u përfshinë në një debat për nepotizmin.

Konjufca e konsideroi skandaloz emërimin e Liridon Dervishajt në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ramush Haradinaj e pranoi se Dervishajn e ka burrë të motrës.

“Liridoni (Dervishaj) është burri i motrës sime, Antigonës. Po është zor me ja privu dikujt të drejtën në punë”, tha Haradinaj.

Konjufca e vazhdoi polemikën duke thënë se Dervishaj nuk është zgjedhur me votë, por është emëruar.

Duke iu përgjigjur përsëri Konjufcës, Haradinaj tha se sikur ta dinte më herët nuk do ta lejonte kandidimin e Dervishajt.

“Aty ka qenë ni komision, u zgjedh, me pasë ditë ma herët ndoshta i kisha thonë mos apliko hiç”, tha Haradinaj.

Konjufca e konsideroi programin qeveritar të përbërë nga dëshira të bukura.