Ilustrim

Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin ndaj taksive ilegalë

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, që nga emërimi në këtë pozitë është duke zhvilluar aksione të ndryshme për ndalimin e transportit ilegal nëpër kryeqytet.

Përveç ditës së diel, puna ka vazhduar edhe sot, madje deri në orët e mbrëmjes.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Edhe natën, bashkë me Policinë e Kosovës, për rregull në transport”, ka shkruar Tahiri.

https://kallxo.com/aksion-ne-prishtine-ndaj-taksive-ilegale/