Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Komuna e Mitrovicës hap konkurs për çmimin ‘Kadri Kadriu’

Komuna e Mitrovicës ka hapur konkursin për çmimin e artit pamor të këtij qyteti, “Kadri Kadriu”, i cili do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2018.

Ekspozita organizohet për ndër të 28 nëntorit- Ditës së Flamurit dhe të drejtën për të qenë pjesë e këtij konkursi kanë të gjithë krijuesit shqiptarë, me më shumti tri punime, në të gjitha teknikat: vizatim, pikturë, grafikë, skulpturë dhe punimet duhet të dorëzohen Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Punimet e seleksionuara nga juria e përzgjedhur do të ekspozohen, më 28 nëntor 2018, nga ku edhe do të zgjedhën tri më të mira.

Tri çmimet e ekspozitës që do të përzgjidhen, do të kenë edhe vlerë monetare: Çmimi i parë do të ketë një vlerë prej 1 000 euro; Çmimi i dytë 500 euro dhe Çmimi i tretë do të ketë një kundër vlerë prej 300 euro.

Vepra fituese e çmimit të Partë do të mbeten në pronësi të komunës së Mitrovicës.

Çmimi “Kadri Kadriu”, organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve figurativ të Mitrovicës.