Komisioni për legjislacion

Komisioni për Legjislacion nuk 'interpreton' dispozitën ligjore të Ligjit për Ndërtim

Komisioni për Legjislacion nuk ka mundur të japë një interpretim në lidhje me kërkesën e biznesit NPN “Hoxha”, i cili ka kërkuar nga ky Komision interpretimin e dispozitës ligjore të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për Ndërtim.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albulena Haxhiu, tha se nuk është kompetencë funksionale e Komisionit për t’u marrë më këtë çështje.

“Nuk e di nëse kemi kompetencë, nuk jemi kompetencë funksional. Ne nuk kemi bërë asnjëherë interpretime dhe s’mund ta bëjmë këtë dhe mendoj se duhet të dërgohet te Komisioni për Bujqësi”, tha Haxhiu.

Interpretimi i dispozitave ligjore të nenit 22 dhe 23 të Ligjit për Ndërtim është në lidhje me taksën administrative e lejes ndërtimore dhe taksa për infrastrukturë.