Marrëveshja e mundshme Kosovë - Danimarkë, Selmanaj - Haxhiut: Kosova nuk është në situatë që të importojë kriminelë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka debatuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për Qendrën e Paraburgimit që gjendet në Fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit, në të cilën priten të vendosen të burgosurit nga Danimarka për 10 vitet e ardhshme.
“Sa unë kam qenë zëvendëskryeministër nuk kam pas info që qeveria e kaluar ka biseduar për këtë çështje, sepse se kisha lejuar që Danimarka të na bije kriminelë. Danimarka nuk është përkrahëse e Kosovës për viza bashkë me shtetet e tjera”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka replikuar ndaj Selmanajt.
“Nuk është Danimarka Driton, mos keqinformo”, tha Haxhiu.
Selmanaj ia ktheu “Rri serioz, dëgjomë sikur unë si të dëgjova. Unë s`jam person teknik që i mbushi dëshirat e juaja”.
Selmanaj tha se “Kosova nuk është në situatë që importojë kriminelë”.
Haxhiu ka replikuar tutje ndaj Selmnajt: “E bëjmë një të ri veç t`i gjejë gjykata”.
“Për mua është e papranueshme dhe habitem që si zv/kryeministër që s`keni qenë të informuar për këtë marrëveshje, dëgjova që disa deputetë të LDK thanë se ka qenë i AAK ministri, por ai ka qenë ministër i Qeverisë Hoti”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, Selmanaj ka pyetur “Pse Danimarka s’po e bën pra një qendër të re të paraburgimit?”.
Hajdar Beqa: Personat që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë, as haxhi