Komisioni për Legjislacion miratoi në parim Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Me 7 vota për 2 abstenime Komisioni për Legjislacion e ka miratuar në parim Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Komisionin për Legjislacion gjatë shqyrtimit të projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë tha se në rastet kur Byroja vlerëson nga informacionet zyrtare apo tjetër që dikush ka pasuri që është e pajustifikueshme, kërkon nga ai zyrtar që ta justifikon pranë byrosë.

“Është interes shoqëror qe të ketë byrojë qendore, në rastet kur pasuria nuk justifikohet, kërkohet Gjykatës ta konfiskojë pasurinë. Është diskutu që byroja ka me konfisku, por jo nëse vlerësohet që spo mundet m`u justifiku e bënë Gjykata Themelore”, ka thënë Haxhiu.

Ajo shtoi se projektligji ka gjithsej 67 nene me 13 kapituj dhe se Drejtorinë e Byrosë do ta zgjedh Komisioni për Legjislacion, e po ashtu do ta mbikqyr punën e byrosë.

Anëtari i këtij komisioni Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se e përkrah këtë projektligj dhe ka shtuar se duhet gjetur mënyra se si të krijojnë institucione.

“Në fakt po trajtojmë një projektligj shumë të rëndësishëm dhe ka qenë pjesë e programit tonë që të gjejmë mënyra si të krijojmë instucione. Dhe ne në parim e përkrahim fuqishëm sepse jemi dëshmitar që pas luftës kemi zyrtarë qe si shkak i keqpërdorimevve ka psuri të pajustifikueshme. Duhet te kujdesemi që politikën ta largojmë sa më shumë të këtij insticuioni”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka kërkuar sqarime nga ministrja që pse ky ligj ka qenë në diskutim publik vetëm për shtatë ditë dhe ka pyetur Haxhiun edhe për pasurinë e pajustifikueshme edhe para vitit 2008.

“Kam marrë disa komente nga Organizata jo Qeveritare që pse ky ligj ka qenë në diskutim publik vetëm 7 ditë, çka është kjo nguti? Informatat që ne i kemi procesi i privatizinit ka filluar mbrapsht dhe prej atëherë ka fillu pasuria e pajustifikueshme dhe vitit 2008 është adekuat, por çka për vitet paraprake?”, tha Selmanaj.

Ai ka sugjeruar që ky institucion të jetë organ kolegial.

“Për neve është shqetësuese që një institucion kaq i ndishëm m`u udhëheq vetëm nga një person sepse nga frika që mund të abuzohet me këtë pozitë, shumë më mire me qenë një organ kolegjial”, ka shtuar Selmanaj.

Për këto çështje, ministrja Haxhiu tha se në prill të vitit 2021 ka nisur hartimi i projektligjit nga grupi punues, ku janë përfshirë institucionet që mund të japin kontribut por si dhe shoqëria civile.

“Adresimit që e bërë me shkurtimit të afateve të konsultimeve prej momentit që kemi nisur punën e hartimit të këtij projektligji nga muaji prill 2021 në grupin punues. Kanë qenë të përfshira gjitha instucionet që mund të japin kontribut por edhe shoqëria civile, që kane publikim të raporteve për këtë çështje dhe pasi kemi pasur konsultime të gjata. Për këtë ne kemi menduar qe afati 7 ditë ka qenë i mjaftueshëm dhe jo 14 ditë”, ka sqaruar ministrja.

Tutje Haxhiu ka thënë se pajtohet që të largojë politikën nga institucioni dhe se ka para vitit 2008, Kosova nuk ka qenë e pavarur por që sipas  ministres “kjo nuk do të thotë që amnistohet pasuria para këtij vitit”.

Ministrja Haxhiu theksoi se ky institucion nuk do të ketë kompetenca hetuese por verifikuese.

“Për organin kolegjial nuk është qe s’ është diskutuar për shkak që nuk lejohet me ligj. Dhe besoj që ju keni mundësi që të ndryshoni këtë që të mos jetë organ individual por kolegjial”, ka thënë ajo.

Sa i përket deklaratës së Selmanaj për frikën se mund të abuzohet me pozitë në këtë institucion, Haxhiu tha se frikën nuk mund t’ ia heq askujt por që ka ftuar anëtarët që të punojnë që të kenë një ligj të mirë.

Hajdar Beqa anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës tha se pajtohet me qëllimin e ligjit por shprehu se ka dilema në zbatimin e tij dhe ka thënë se i njëjti është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Duhet me pas parasysh në parim pajtona me qëllimin e ligjit por kam dilema në zbatimin e ligjit duke e lexuar draft ligjin. Ne kemi ligje në fuqi që nëse zbatohen do të ishte në rregull. A mos po krijojmë ndonjë dualizëm në sistemin e drejtësisë dhe me na prodhu fund problem me arritjen e qëllimit. Struktura e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën. Besoj që edhe ministrja e dinë po por don me bo një popullizëm sesa me implementu këtë ligj”, ka thënë Hajdari.

Tutje, ai tha se ligji është i varfër për palët e treta dhe për zgjedhjen e drejtorit, Hajdari deklaroi se është politike.

“Pse vetëm për zyrtarët e lartë dhe pse prej vitit 2008. Shumë i varfër ky ligj për palet e treta. Sa i përket zgjedhjes së drejtorit është puro politike. Nëse zgjidhet një shef që si fol kryeministrit, apo ndonjë këshilltari të thjeshtë menjëherë shkarkohet. Kisha propozu që mos të hupim kohë dhe kisha kërkuar që të mbahet në dëgjim publik komisioni dhe të marrim palët e treta dhe të shohim sa është i zbatueshëm”, ka deklaruar Hajdari.

Adnan Rrustemi, kryetar i këtij Komisioni, tha se do ta trajtojnë të gjitha nenet për të shmangur antikushtetueshmërinë hipotetike të këtij projektligj.

“Askush prej zyrtarëve publik tash e tutje nuk mund ta keqpërdorë pasurinë zyrtare për tu bërë milionerë”, ka shtuar Rrustemi.