Ilustrim Hekurudhë - Foto: Facebook

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve po vazhdon hetimet për aksidentin me fatalitet në Dush të Klinës

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) po vazhdon hetimet për aksidentin në fshatin Dush të Pejës, ku mbetën të vdekur tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare.

Në këtë aksidenti ishin përfshirë një automjet i cili ishte goditur nga një tren në vijën hekurudhore Prishtinë- Pejë.

Një ditë pas këtij aksidenti, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve kishte mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka hapur hetim në lidhje me këtë rast.

 

https://kallxo.com/hapen-hetimet-per-aksidentin-fatal-hekurudhor-ne-dush-te-klines/

 

Në një përgjigje për KALLXO.com, Zyra e Kryeministrit  ka thënë se komisioni është në fazën e mbledhjes së fakteve.

“Deri në këtë moment hetimi ka vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe është në fazën e mbledhjes së fakteve dhe zhvillimit të Intervistave me të gjithë akterët e përfshirë në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit.

Në përgjigje thuhet se në bazë të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, KHAIA do dal me një raport përfundimtar, por jo më larg se gjashtë muaj pas datës së aksidentit, raport ky i cili do t’i dërgohet Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Tutje, Zyra e Kryeministrit  ka njoftuar se Komisioni Hetimor për këtë rast ka kërkuar asistencë nga Agjensioni i Hetimeve të Aksidenteve të Kroacisë- AIN, pasi që ky është rasti i parë i Hetimit nga KHAIA në transportin Hekurudhor, dhe për këtë janë të obliguar që këtë raport profesional dhe të pavarur ta dërgojnë edhe në Agjensionin Evropian të Hekurudhave-ERA, i cili edhe do të jetë publik.

Policia në rajonin e Pejës kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur deri sa automjeti i cili ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush, në vendkalimin hekurudhor, duke mos respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet ka hyrë në vendkalimin  hekurudhor dhe është goditur nga treni i cili ishte duke qarkulluar nga Prishtina në drejtim të Pejës.

KALLXO.com kishte raportuar për aksidentin në fshatin Dush të Klinës

 

https://kallxo.com/tre-te-vdekur-nga-aksidenti-ne-dush-te-klines/

www.KALLXO.com