Komisioni LIBE voton pro liberalizimi të vizave për kosovarët

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha nga vizita në Bruksel ka bërë të ditur se Komisioni LIBE ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka njoftuar se pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së”, ka shkuar Hoxha në rrjetin social ‘Facebook’.

Komisioni ka votuar me 30 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenime.

Postimi i plotë në Facebook

Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, ku po mbahet takimi i Komisioni LIBE

Komisioni LIBE sapo votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky është edhe një hap drejt lëvizjes së lirë, edhe një sukses i përbashkët drejt afrimit me familjen evropiane.

Pas votimit në Komision, procesi vazhdon në seancën plenare të Parlamentit Evropian që pritet të mbahet në mesin e shtatorit të këtij viti, pastaj në Këshillin e Ministrave e tutje.

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet që janë kërkuar dhe presim që procesi i vendimmarrjes të përmbyllet brenda këtij viti, megjithatë tashmë çdo gjë është në dorën e institucioneve të BE-së.

Është koha që Kosova të shpërblehet për punën e bërë me plotësimin e të gjitha kritereve dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

Mirëqenia e qytetarëve tanë është dhe duhet të jetë gjithnjë prioritet yni. Qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen e lirë.

Urime për këtë sukses të përbashkët!

Ju siguroj se do të kemi transparencë dhe informim me kohë për çdo zhvillim për liberalizimin e vizave