Komisioni Evropian pritet të votojë për zgjedhjen e Ursula Von Der Leyen si presidente

Sot Ursula von der Leyen do tё përballet me votimin si presidente e ardhshme e Komisionit tё Bashkimit Evropian, rezultati nuk dihet. Por pavarësisht nga rezultati nё Bruksel, ajo tё mërkurën do tё tërhiqet nga posti i ministres në qeverinë gjermane.

Von der Leyen bëri të ditur se pavarësisht rezultatit ajo në Komisionin Evropian, ajo do të tërhiqet nga posti i ministres.

“Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian, pavarësisht rezultatit tё mёrkurёn do tё tёrhiqem si ministre e Mbrojtjes, pёr t’ia kushtuar tё gjitha forcat shёrbimit nё Europё. Jam thellёsisht mirënjohëse pёr vitet me Bundesëehrin”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Politikania kristiandemokrate, ka premtuar se do të në mandatin  e saj do të angazhohet  pёr temat si mbrojtja e klimёs. Poashtu në një shkresë drejtuar socialdemokratёve europianё ajo është zotuar se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё.

Duke iu referuar kërkesave tё socialdemokratëve, politikania e CDU-sё premton se dëshiron tё arrij vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancoj luftёn kundёr papunësisë tek tё rinjtë. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.