Halil Matoshi. Foto: KALLXO.com

Komenti i Halil Matoshit për pjesëmarrjen e Agim Bahtirit në tubimin kundër Haradinajt

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë, kundër “Qeverisë Haradinaj”.

Bahtiri ka marrë pjesë në këtë tubim, përkundër faktit se i takon partisë AKR, e cila është parti përbërëse e koalicionit qeverisës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Zyrën e Kryeministrit për të marrë një koment për pjesëmarrjen e Bahtirit në këtë tubim, por të njëjtit nuk e kanë komentuar pjesëmarrjen e tij.

Halil Matoshi, Këshilltar i Kryeminisrit Ramush Haradinaj, kur është pyetur nëse pjesëmarrja e Bahtirit në këtë tubim është shenjë për lëkundje në koalicionin qeverisës, ai është përgjigjur duke thënë “Pyetni partinë e tij (Agim Bahtirit).

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri në fjalimin e tij ka thënë se ai nuk njeh parti kur është në çështje kombi.

“I përshëndes njerëzit e shpirtit tim siç është Albini. Vështirësitë për të qenë në krye të vendit po i shohim bashkarisht, bëhen bashkë për të mposhtur ata që e dojnë këtë vend. Le të bëhemi të gjithë bashkë për ata njerëz që e dojnë këtë vend.Agim Bahtiri nuk njeh parti kur është në çështje kombi”, tha  ai.

https://kallxo.com/bahtiri-i-bashkohet-albin-kurtit-ne-tubimin-kunder-qeverise-haradinaj/