Komedia "Shfaqja që shkon keq", shfaqet premierë në Teatrin e Gjilanit

Këtë të mërkurë, duke filluar nga në orën 20:00, Teatri i Qytetit në Gjilan do të shfaq premierën e shfaqjes “Shfaqja qe shkon keq”.

Komedi “Shfaqja që shkon keq”, me regji të Ilir Bokshit, flet për përpjekjet maksimale të një trupe amatorësh për të realizuar një shfaqje.

Vrasje, enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështimet, janë ato që do të zgjojnë emocionet të përziera gjatë gjithë kohës.

Në shfaqje luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Tringa A. Hasani.