Naser Oriq

Komandanti Boshnjak Naser Oriç ‘u Mburr për Vrasjen'

Dëshmitari i prokurorisë Ibran Mustafiç dëshmoi në gjykatën shtetërore në Sarajevë të martën se Oriç i tha atij në Srebrenicë në vitin 1993 se ai ishte i përfshirë në vrasjen e një prej viktimave të tij të supozuara, Sllobodan Iliçit.

“Ai tha se e vrau ai Iliçin,” tha Mustafiç.

“Ai tha se e pa atë në një grup të burgosurish dhe se e qëlloi në sy. Për shkak se Iliç nuk lëshoi asnjë tingull pas goditjes, Oriç tha se u frikësua dhe se e vrau atë,” shtoi ai.

Mustafiç tha se vëllai i tij, i cili u vra në korrik 1995, ishte gjithashtu i pranishëm edhe gjatë bisedës që u zhvillua në maj 1993.

Mbrojtja e Oriç u përpoq të kundërshtonte dëshminë e dëshmitarit, duke cituar deklarata për mediat në të cilën Mustafiç ka thënë se do të dëshmonte kundër Oriçit vetëm “nëse aktakuza ka 100 faqe”.

Mustafiç konfirmoi se ai e tha këtë dhe shtoi se ai kishte planifikuar të dëshmonte kundër Oriçit nëse aktakuza do të kishte 200 faqe.

Oriç dhe ish-ushtari i Ushtrisë Boshnjake Sabahudin Muhiç akuzohen për vrasjen e tre robërve serbë, përfshirë Iliçin, në fshatrat Zalazje, Lolici dhe Kunjarac në vitin 1992.

Sipas akuzave, Oriç ishte komandant i njësive të mbrojtjes territoriale të Ushtrisë Boshnjake në Srebrenicë dhe Muhiç ishte një anëtar i forcave të tij.

Mustafiç dëshmoi se ai dëgjoi për herë të parë për Iliçin dhe katër serbët e vrarë pranë Srebrenicës ndërsa ishte në Tuzla në vitin 1992.

Ai tha gjithashtu se këtë e përshkroi me detaje në librin që shkroi dhe i tha avokates së Oriçit, Lejla Coviç, të mos përdorte me “dyshohet” ndërsa bënte pyetjes, duke thënë se kjo “ofendonte inteligjencën e tij”.

Në seancën e të martës së kaluar, doktorët mësuan se Mustafiç ishte në gjendje të jepte prova në gjykatë, pasi dëshmia e tij e parë më 28 qershor u ndalua sepse ai nuk po sillej si duhej dhe po ndërpriste gjyqtarin.

Më shumë se 100 persona morën pjesë në seancën e të martës në gjyqin e profilit të lartë.

Ndjekja penale e ish-komandantit të Srebrenicës ka tërhequr kritika nga boshnjakët që e shohin Oirçin si një hero për mbrojtjen e tij në Srebrenicë në vitin 1992 dhe nga serbët që pretendojnë se akuzat janë shumë të buta.

Gjyqi do të vazhdojë më 1 nëntor.