Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Kjo Është Lista e të Burgosurve që i Fali Presidenti

Sipas dekretit të presidentit, i cili ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 28 prill, dënimet u falen këtyre personave: Ali M. Rugova, i falet pjesa e mbetur e dënimit; Armet H. Hamiti, i falet pjesa e mbetur e dënimit; Dalibor C. Trifunoviq, i falet pjesa e mbetur e dënimit; Daut S. Sadriu, i falen 6 muaj; Demokrat Z. Ahmeti, i falen 9 muaj; Ejup Y. Muharremi, i falet pjesa e mbetur e dënimit; Fehmi Z. Kukiqi, i falen 6 muaj; Hajdar M. Dili, i falen 12 muaj; Hajdar N. Muqiqi, i falen 12 muaj; Jaha G. Hasani, i falen 12 muaj; Osman Z. Zymberi, i falen 12 muaj; Sahadete F. Elezi, i falen 12 muaj.

Ministrisë së Drejtësisë i kërkohet që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që të njoftojë personat e dënuar që kanë bërë kërkesë për falje, duke u bazuar në këtë dekret.

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë, Zyrës së Presidentit i kanë shkuar 694 kërkesa nga të burgosurit për faljen e dënimit të tyre.

http://kallxo.com/694-te-burgosur-kerkojne-te-falen-nga-thaci/

 

Presidenti i vendit sipas Kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.

Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti-dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga nuk fali asnjë të burgosur në vitet 2015 dhe 2016. Faljen e fundit të të burgosurve ajo e bëri në vitin 2014.

Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar për falje që presidentët u bënë edhe disa personave që duhej të vazhdonin  të qëndronin në burg.

Falja Presidenciale Kthen Biznesmenin Në Tokën e Pushtuar

Kalkulime Prapa Procesit të Faljes së të Burgosurve