Kalkulime Prapa Procesit të Faljes së të Burgosurve

Gjatë katër viteve të fundit, presidentët kanë falur 265 vjet burg të shqiptuara nga gjykatat. Në disa raste ky trend ishte dhjetëmijë herë më i lartë se në SHBA. Po ashtu, ka mospërputhje të dukshme mes kritereve që aplikohen për falje dhe vendime të nxjerra nga institucionet e vendit. Presidentët kanë falur edhe të burgosur të refuzuar nga paneli për lirim me kusht i Ministrisë së Drejtësisë. Burgjet u kishin dërguar komisioneve të Presidencës të dhëna të deformuara. Dhe kishte ndodhur që të falurit kishin kryer vepra të rënda pas lirimit.