Falja Presidenciale Kthen Biznesmenin Në Tokën e Pushtuar

Zona prej mbi gjashtë hektarësh e ndërmarrjes së njohur Banja e Pejës vazhdon të kontrollohet nga biznesi Kosova Park, që ushtron paligjshëm pushtet në tokë të huaj. Themeluesi i biznesit Haki Turkaj u dënua me një vit burgim për uzurpim të kësaj prone por u fal nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga në shkurt të këtij viti. Ai u rikthye në biznesin që operon paligjshëm duke ushtruar pushtet faktik mbi të. Ligji për falje obligon Presidencën që të merr parasysh rrezikun e përsëritjes së veprës penale nga të dënuarit. Presidenca mban fshehur arsyet e faljes së Turkajt.