Ndotja nga Kosova A
Kështu Ndot Sot ‘Kosova A’
Një oxhak i Termocentralit “Kosova A” është duke lëshuar sot tym të zi.
Sipas fotografive të ardhura në KALLXO.com shihet se ndotja që po lirohet në mjedisin përreth nga oxhaku është mjaft e madhe.
Ky termocentral ndoti ambientin me tym të zi edhe më 11 tetor, ndërsa sipas banorëve që jetojnë përreth, ndotja e tillë kohëve të fundit është shpeshtuar.
http://kallxo.com/tym-zi-del-nga-kosova/
Në prill të këtij viti, KALLXO.com shkroi për tymin e zi që atëherë dilte nga “Kosova B”.
KALLXO.com kishte shkruar më herët se sëmundjet malinje janë më të shprehura në rajonin e Prishtinës.
http://kallxo.com/ndotja-dyfishon-semundjet-malinje-ne-regjionin-e-prishtines/
Vitin e kaluar Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për jetën e vështirë të banorëve të fshatrave të Obiliqit që jetojnë pranë termocentraleve dhe mihjeve sipërfaqësore të qymyrit.
Në fotografi shihet ndotja e sotme nga termocentrali.