Foto: Arben Hoti/REL

Cilat janë sfidat e ndotjes së lumenjve dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë?

Ndotja më e madhe e lumenjeve shkaktohet nga derdhja e ujërave të zeza nga shtëpitë dhe bizneset, fshatrat përreth lumenjve përballen ende me mungesën e rrjetit të kanalizimit, si dhe Kosovës i mungojnë kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, administrative dhe kapitale për të zbatuar standardet e BE-së për ujin, mjedisin dhe klimën.

Këto janë gjetjet e  hulumtimit rreth mbrojtjes së monumenteve natyrore, lumenjëve dhe menaxhimin e mbeturinave, i realizuar Democracy Plus së bashku me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova), Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike dhe Shoqatën Gorazhdevac Media Group.

Sa i përket deponive të mbeturinave, si një nga sfidat më të mëdha konsiderohen mbeturinat e ngurta komunale (MNK). Sipas këtij raporti, konsiderohet se në Kosovë prodhohen 580 mijë tonë mbeturina të ngurta komunale, prej tyre 74% konsiderohen sit ë menaxhuara/depozituara, të biodegradueshme janë rreth 50% e tyre dhe 15% prej tyre mbeturina qelqi e plastike.

Sipas të dhënave nga Eurostat, 47% e mbeturinave krijohen nga amvisëritë, 26% nga shërbimet, 19% nga nminierat dhe guroret, 7% nga prodhimi dhe tjera.

Raporti thekson se lumenjtë në Kosovë po vazhdojnë të përballen me ndotje dhe degradim të konsiderueshëm, pasi autoritetet shtetërore nuk kanë arritur të mbrojnë dhe denojnë ata që shkaktojnë dëmin.

Rreth 1,100 hektarë të lumenjëve në Kosovë janë zona të degraduara. Lumi më i dëmtuar është Drini i Bardhë, më i gjati në vend që rrjedh nëpër të gjithë regjionin e Dukagjinit; më pas vjen Lumbardhi që rrjedh në komunën e Pejës dhe Erenikut të Gjakovës.

Buxheti për sektorin e ujit është i pamjaftueshëm, derisa Kosovës i mungojnë kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, administrative dhe kapitale për të zbatuar standardet e BE-së për ujin, mjedisin dhe klimën.

Gjithashtu, në raport potencohet se dënimet gjyqësore janë shumë të ulëta dhe nuk japin efektin e dëshiruar në rastë kur ka padi lidhur më dëmin ndaj natyrës.

BIRN-i ka analizuar 50 verdikte për dënimin e veprave pengale ndaj mjedisit. Analiza e verdikteve të gjykatës së rregullt tregon se si ndotësit ndaj ajrit dhe lumnjve dënohen më së shumti me gjobë, për dallim nga ata që prejnë pyjet, të cilëve gjykata u shqipton dënime me kusht; ndërsa për rastet ku dënohen me gjobë, vlera e gjobës është më e lart.

Mbeturinat mjekësore në Kosovë po ashtu klasifikohen si mbeturina të rrezeikshme dhe u nënshtrohen kërkesave të veçanta për menaxhim, përfshirë grumbullimin e duhur, transportimin dhe asgjësimin.

Megjithatë, në këtë raport thuhet se është gjë e rëndomtë që mbeturinat mjekësore të përzihen me lloje të tjera mbeturinash, gjë që mund të paraqes rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Sfidë po ashtu konsiderohet bashkëpunimi / komunikimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal për veprimet dhe përgjegjësitë e secilit.

Rritja e numrit të inspektorëve, rritja e numrit të gjobave për krime ndaj mjedisit e rregullimi i rrjetit të kanalizimit në secilin fshat janë vetëm disa nga rekomandimet e këtij raporti për përmirësim të gjendja aktuale me ambientin në Kosovë