
Foto: Denis Sllovinja /Termocentral , Obiliq , Kek
Lëndohet një punëtor në Termocentralin Kosova A
30.5.2023 - 11:58
Një person ka mbetur i lënduar gjatë punës në Termocentralin, Kosova A në Korporatën Energjetike të Kosovës.
I lënduari është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut ai ka pësuar lëndime të lehta.
Për rastin që ka ndodhur dje Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime.
KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Inspektoratin e Punës dhe është në pritje të përgjigjes.