Keqpërdorimi Seksual i Personit të Mitur

Policia e Kosovës njofton për një rast të keqpërdorimit seksual të personit nën 16-vjeç.

Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur dje pasdite në Graçanicë.

Një femër e komunitetit serb e moshës së mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull nga komuniteti rom.

Në raportin e saj ditor, Policia njofton se i dyshuari është intervistuar nga njësitë policore dhe se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.