Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet

Policia e Kosovës ka thënë se ka arrestuar një burrë me të meta psikike dje gjatë ditës në Ferizaj.

Kjo pasi i njëjti po dyshohet se para katër ditëve, më 12 maj rreth orës 18:40, ka dhunuar fizikisht një djalë të mitur.

“Më datë 15 maj 2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe se rasti është iniciuar si dhunim.