
Foto: Ilustrim
Prishtinë, të miturit i vidhet telefoni nga çanta nën kërcënim të thikës
29.3.2022 - 10:29
Një i mitur nga Prishtina ka raportuar se një person i ka vjedhur telefonin nga çanta dhe e ka kërcënuar me thikë.
Sipas viktimës, i dyshuari më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin e Policisë thuhet se nuk është raportuar për persona të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Vjedhja ka ndodhur më 28 mars në rrugën ‘Enver Maloku’ rreth orës 15:15.