Foto: KALLXO.com Ilustrim

I mituri kanos me thikë një të mitur tjetër në Fushë Kosovë, arrestohet nga Policia

Një person i mitur është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë nga Policia e Kosovës, pasi që kishte kanosur me thikë një person tjetër, po ashtu të mitur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30 në Fushë Kosovë.