Një i mitur dyshohet se ka vjedhur një skuter në Pejë

Një person i mitur është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi që dyshohet se me 9 mars ka vjedhur një skutër në Pejë.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.