Prishtinë, theret me thikë një i mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri prej tyre i mitur, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK në Prishtinë, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur.

Policia ka thënë se pas tretmanit njëri nga viktimat është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman mjekësor.

Pas hetimeve, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Prishtinë.